Gërvalla dënon nderimet për Mlladiqin: Kjo është tallje me Evropën

Gërvalla dënon nderimet për Mlladiqin: Kjo është tallje me Evropën
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dënuar ashpër nderimet shtetërore dhe ushtarake që, sipas saj, iu bënë në Beograd ish-komandantit serb të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, Ratko Mlladiq. Përmes një reagimi, Gërvalla ka kritikuar pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë në ceremoninë e organizuar pas vdekjes së Mlladiqit, duke përmendur ministrat e Mbrojtjes, Kulturës, Investimeve Publike dhe Drejtësisë, si dhe përfaqësues të tjerë politikë e diplomatikë. Ajo ka veçuar ministrin e Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiq, duke thënë se një zyrtar që mbështet nderimet për një person të dënuar për gjenocid nuk duhet të ulet në tryeza ku diskutohet për drejtësinë. Gërvalla i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos tolerojë më, siç shprehet ajo, veprimet e Serbisë lidhur me glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit. 'Bashkimi Evropian nuk duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë', ka shkruar Gërvalla, duke shtuar se toleranca ndaj Beogradit ka bërë që Serbia të mohojë hapur gjenocidin dhe të nderojë personin e dënuar për kryerjen e tij. Sipas saj, ndërsa në Bruksel diskutohet për sundimin e ligjit dhe Kapitullin 23 të negociatave, në Beograd organizohen nderime për një person të dënuar për gjenocid. Gërvalla e ka cilësuar ceremoninë si 'akt të hapur të rehabilitimit politik të një ideologjie kriminale' dhe ka thënë se nderimi i Mlladiqit është 'fyerje ndaj viktimave' dhe 'përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare'. 'Viktimat kurrë nuk duhet t'i harrojmë. Kurrë!', ka përfunduar reagimin ministrja në detyrë e Drejtësisë. /Kosova.info/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.