Mac Allister i zhgënjyer nga Liverpool lidhur me kontratën e re

Mac Allister i zhgënjyer nga Liverpool lidhur me kontratën e re
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Mesfushori i Liverpool, Alexis Mac Allister, ka shprehur zhgënjimin e tij pasi klubi nuk i ka ofruar ende kontratë të re. Argjentinasi, i cili i ishte bashkuar Liverpool në vitin 2023 nga Brighton, ka kontratë me klubin edhe për dy vjet. Ndërkohë, bashkëlojtarët e tij në mesfushë, Ryan Gravenberch dhe Dominik Szoboszlai, kanë nënshkruar marrëveshje të reja. Mac Allister ka pranuar se lajmi se Liverpool nuk është në gjendje t'ia rinovojë kontratën e ka bërë të ndihet keq. 'Ka pasur një mundësi, siç e dinë të gjithë. E mora lajmin se klubi nuk ishte në pozitë për ta rinovuar kontratën time dhe, natyrisht, kjo më bën shumë të trishtuar', ka thënë Mac Allister. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka theksuar se vazhdon të japë maksimumin për Liverpool dhe se e do klubin. 'Besoj se të gjithë mund ta shohin se jap 100 për qind për këtë klub, çdo ditë në stërvitje. Kam ndeshje të mira dhe të këqija, por gjithmonë jap më të mirën', ka deklaruar ai. Mac Allister ka thënë se është i lumtur që Gravenberch dhe Szoboszlai kanë vazhduar kontratat me Liverpool, por pranoi se kjo njëkohësisht e ka bërë të ndihet keq për situatën e tij. 'Jam i lumtur për ta, por në të njëjtën kohë jam i trishtuar që nuk e mora edhe unë kontratën e re. Ka ende kohë. Do të jap 100 për qind deri në ditën time të fundit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë', ka shtuar ai. Mac Allister ka bërë të ditur se gjatë verës ka pasur mundësi për t'u larguar, ndërsa interesim për të kishin shfaqur Real Madrid dhe Manchester City. Megjithatë, transferimi nuk është realizuar. Argjentinasi ka theksuar se për momentin ndihet mirë në Liverpool dhe dëshiron të vazhdojë të luftojë për vendin e tij në skuadër.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.