Medon Berisha i thotë lamtumirë makthit të dëmtimit, debuton këtë sezon me Leccen pas 9 muajsh

Medon Berisha i thotë lamtumirë makthit të dëmtimit, debuton këtë sezon me Leccen pas 9 muajsh
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Pas një pritjeje të gjatë nëntë muajshe, e shkaktuar nga një dëmtim i rëndë, mesfushori i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, më në fund shkeli sërish në fushën e lojës. Ai regjistroi minutat e tij të para të sezonit në ndeshjen që Lecce humbi 1-0 në transfertë të hënën mbrëma, e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Berisha u hodh në lojë në minutën e 82-të, duke shënuar kështu paraqitjen e parë zyrtare që nga përballja me Pisan në dhjetor të vitit të shkuar, takim gjatë të cilit pësoi lëndimin që e mbajti jashtë fushave për kaq shumë kohë. Megjithëse Lecce u mposht me rezultatin minimal, rikthimi i tij shihet si një shenjë shprese. Ky është një lajm i mirë si për skuadrën italiane, ashtu edhe për Kombëtaren kuqezi, e cila fiton një alternativë të vlefshme për vazhdimësinë e sezonit. Në po këtë duel, portieri tjetër i Shqipërisë, Alen Sherri, nuk pati mundësi të kontribuonte për Cagliarin, duke e ndjekur gjithë takimin nga banka e rezervave. Goli i vetëm i sfidës i dha Cagliarit tri pikët e plota, ndërsa Lecce u largua duarbosh nga kjo përballje.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.