'E vras me dorën time', Arben Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës

'E vras me dorën time', Arben Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër denoncim të fortë në intervistën e tij për 'Çim Peka Live', ku pretendoi se është kërcënuar nga një person që, sipas tij, lidhet me kryeministrin Edi Rama. Ahmetaj tregoi se fillimisht ishte kontaktuar nga një ish-koleg, i cili i kishte kërkuar të tregohej i kujdesshëm, ndërsa më pas, sipas tij, një prej koordinatorëve të lidhur me Ramën kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij. 'Më mori një ish-koleg, më tha: 'Ki kujdes'. E keni zakon që thoni fjalët: 'Nuk na rruhet'. Mua më dhemb familja ime', tha Ahmetaj. Ai pretendoi se për kërcënimin kishte informuar edhe një drejtues, duke cituar shprehjen që, sipas tij, ishte përdorur ndaj tij: 'E vras me dorën time'. Ahmetaj tha se nuk tërhiqet përballë këtyre presioneve dhe se do të rikthehet në Shqipëri për t'u përballur me drejtësinë. 'Mos më bëni si trima, se unë jam i fundit trim në Shqipëri, por për veten time do të kthehem në çelik', deklaroi ai në 'Çim Peka Live'. Në fund, ish-zëvendëskryeministri iu drejtua edhe qytetarëve shqiptarë, duke e mbyllur deklaratën me thirrjen: 'Po shqiptarët!' Deklaratat e Ahmetajt janë pretendime të tij të bëra gjatë intervistës dhe mbeten për t'u provuar nga institucionet përkatëse. Your email address will not be published.Required fields are marked* Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment. This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.