Harry e Meghan rikthehen në Britani, Charles u heq çdo rol zyrtar

Harry e Meghan rikthehen në Britani, Charles u heq çdo rol zyrtar
View on original source
Category: Entertainment
Share
Archive
Like
Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Princi Harry dhe Meghan Markle, nuk do të kenë statusin e anëtarëve aktivë të familjes mbretërore dhe nuk do të mund të kryejnë angazhime zyrtare në emër të saj, edhe pas kthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo bëhet e qartë në një letër të dërguar në emër të Mbretit Charles III, e cila synon të sqarojë statusin e çiftit pas rikthimit të tyre në Britani së bashku me fëmijët, Archie dhe Lilibet, muajin e kaluar. Sipas letrës, Harry dhe Meghan do të vazhdojnë të konsiderohen 'qytetarë privatë' dhe nuk do të kenë të drejtë të përdorin titujt 'HRH' – Shkëlqesia e Tij dhe Shkëlqesia e Saj Mbretërore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Letra është dërguar nga Lord Chamberlain, një prej zyrtarëve më të lartë të Pallatit Mbretëror, te ekipi i Princit Harry, departamente qeveritare, zyrtarë ushtarakë dhe Lord Lieutenant-ët, të cilët shërbejnë si përfaqësues lokalë të monarkut. Dokumenti sqaron se çdo angazhim apo vizitë e Harryt dhe Meghanit do të zhvillohet në kapacitet privat dhe ata nuk do të përfaqësojnë familjen mbretërore. Ky sqarim shihet si një sinjal i qartë nga Pallati se çdo vizitë apo aktivitet i tyre në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të trajtohet si angazhim zyrtar mbretëror.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.