E ftuar në 'Live From Tirana' me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Kleoniki Delijorgji, për të folur më shumë për disa nga deklaratat e saj virale në rrjet, por jo vetëm…
Lidhur me deklaratën e saj, mbi meshkujt që e shikonin me epsh ndërkohë që kanë partneren në krah, Kleoniki u shpreh:
Çfarë na ndryshon neve nga kafsha, është koshienca. Kemi instinktin, por kemi dhe koshiencën. Përdersa ke zgjedhur të kesh një femër tjetër në krah, duhet të jesh 'loyal'. Nëse ju të dy jeni në monogami, për mua besnikëria nuk është vetëm të mos shkosh me dikë tjetër. Tradhtia për mua nuk është vetëm të flesh me një person tjetër, është të mendosh për dikë tjetër, të dërgosh një mesazh, të bësh një like, të marrësh një veprim ndaj diçkaje tjetër. Do të doja shumë dhe do më pëlqente që nëse ne do ishim bashkë dhe të filloje të mendoje për një femër tjetër, të vije të ma thoje: Zemër, të dua shumë, por kam filluar të mendoj për dikë tjetër. Hajde të diskutojmë, çfarë është që të tërheq ty tek ajo femër, çfarë duhet të zhvillojmë ne bashkë. Kjo na sjell më afër. Kur fillojnë e krijohen gjëra që i mbart brenda vetes, pastaj krijohet një 'disconnection'. Transparenca . E preferoj nëse burri që kam në krah, futet një femër e bukur në restorant dhe më thotë: Uau, shihe sa femër e bukur është kjo. Dhe unë të them: E vërtet, duket shumë e bukur. Por nëse e shikon me elegancë, nëse e sheh si një vepër arti dhe me vlerësim. Nëse ka seksualitet vështrimi, aty ndodh Lufta e Tretë Botërore.
(0)Comments