​Festa fetare me fishekzjarre në Meksikë lenë së paku 10 të vdekur

​Festa fetare me fishekzjarre në Meksikë lenë së paku 10 të vdekur
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Një shpërthim fishekzjarresh gjatë një feste fetare në Meksikë ka lënë të paktën 10 personatë vdekur dhe 64 të tjerë të plagosur. Shpërthimi fatal ndodhi në Santa María Canchesda, në shtetin e Meksikës, gjatë festimeve për nder të 'Zonjës së Dritës'. Shpërthimi përfshiu materiale piroteknike të ruajtura pranë kishës. Sipas mediave lokale, shpërthimi shkaktoi shembjen e një pjese të strukturës dhe të një muri, duke zënë njerëzit poshtë rrënojave. Mes të plagosurve ishin edhe dy priftërinj, ndërsa raportohet se në spitale u dërguan gjithashtu fëmijë dhe të moshuar sipas TMZ. Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe kaluan orë të tëra duke kërkuar në rrënoja dhe duke transportuar të plagosurit për trajtim. Autoritetet tashmë po hetojnë shkakun e shpërthimit të fishekzjarreve. Ajo që duhej të ishte një mbrëmje festimi fetar u shndërrua brenda pak çastesh në një tragjedi me viktima të shumta. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon pasojat e shpërthimit, ku dhjetëra njerëz shihen duke lëvizur mes tymit dhe rrënojave në kërkim të të mbijetuarve, sipas CNN, përcjell KosovaPress.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.