Koçiu dënon sjelljen e protestuesve ndaj disa deputetëve: Kjo nuk është protestë, por dhunë e mirëfilltë

Koçiu dënon sjelljen e protestuesve ndaj disa deputetëve: Kjo nuk është protestë, por dhunë e mirëfilltë
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas tensioneve të regjistruara në nisje të seancës plenare, ku disa deputetë u përballën me protestuesit që ishin mbledhur para ambienteve të Parlamentit. Përmes një postimi në Facebook, Koçiu i ka cilësuar incidentet si akte dhune, duke dënuar veçanërisht rastin e deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi. 'Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim', shkruan Koçiu. Ajo e cilësoi si 'akt të turpshëm' dhunën ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, duke vënë theksin te rastet që përfshijnë gratë. 'Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë', vijon reagimin e saj zëvendëskryeministrja. Sipas saj sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e një Shqipërie europiane.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.