​Dymbëdhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit, mes tyre dy fëmijë

​Dymbëdhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit, mes tyre dy fëmijë
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Të paktën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës në jug të Libanit. Disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi të hënën Ministria libaneze e Shëndetësisë, sipas Anadolu Agency, transmeton KosovaPress. Nga kjo shifër, 11 veta humbën jetën nga goditja që iu bë një shtëpie në zonën e quajtur Kfar Roummane. Mes të vrarëve këtu ishin edhe dy fëmijët dhe katër gra. Tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë tre fëmijë dhe një ndihmës-mjek të Organizatës Islamike të Shëndetësisë. Ministria bëri të ditur se një tjetër sulm ajror izraelit goditi një automjet në të njëjtin qytet. Nga ky bombardim u vra një ndihmës-mjek i Shoqatës së Skautëve Islamikë Risala, ndërsa dy persona u plagosën. Agjencia Kombëtare e Lajmeve raportoi se ushtria izraelite lëshoi paralajmërim për evakuimin e një ndërtese në pjesën e quajtur Deir al-Zahrani. Rreth 22 minuta më vonë, objekti u shkatërrua nga avionët izraelitë. Libani dhe Izraeli nënshkruan më 26 qershor një marrëveshje kornizë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, pas negociatave në Uashington. Marrëveshja parasheh tërheqjen graduale të Izraelit nga territori i pushtuar libanez, vendosjen e ushtrisë së Libanit dhe çarmatosjen e grupeve të armatosura. Pavarësisht marrëveshjes, Izraeli ka vazhduar sulmet në Liban, raporton AA. Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, të publikuara në fund të gushtit, sulmet izraelite që nga 2 marsi kanë vrarë mbi 4.000 persona dhe kanë plagosur më shumë se 12.000 të tjerë.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.