'Të mbrojmë vendet e punës'/ E PAZAKONTË, robotët protestojnë kundër inteligjencës artificiale

'Të mbrojmë vendet e punës'/ E PAZAKONTË, robotët protestojnë kundër inteligjencës artificiale
View on original source
Category: SciTech
Share
Archive
Like
Një protestë e pazakontë është zhvilluar para Ministrisë së Politikës Dixhitale në Poloni, ku rreth 30 robotë dolën në rrugë për të kërkuar rregulla më të qarta për përdorimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës. Robotët, mes tyre humanoidë me dy këmbë dhe modele me katër këmbë që ngjajnë me qen, u shfaqën duke mbajtur flamuj dhe duke përcjellë përmes altoparlantëve slogane si 'Mbroni vendet e punës' dhe 'Është koha për rregulla'. Një prej robotëve humanoidë, Agibot A3, deklaroi për AFP se prania e tyre kishte për qëllim të tregonte se teknologjia robotike tashmë është realitet. Protesta u organizua nga iniciativa Democratism, e cila synon të hapë një debat mbi ndikimin social dhe ekonomik të automatizimit. Organizatori Gregorj Kulis paralajmëroi se përparimi i robotëve humanoidë dhe inteligjencës artificiale mund të sjellë ndryshime të mëdha në tregun e punës. Sipas tij, nëse robotët bëhen më efikasë dhe më të lirë se punonjësit njerëzorë, kompanitë mund të orientohen gjithnjë e më shumë drejt automatizimit. Në protestë mbërriti edhe ministri polak i Politikës së Qeverisjes Dixhitale, Krzysztof Gawkowski, i cili paralajmëroi për rrezikun e përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale në robotët humanoidë. Debati vjen në një kohë kur Polonia po përshtat kuadrin e saj ligjor me rregullat evropiane për inteligjencën artificiale, ndërsa shqetësimet për ndikimin e teknologjisë në vendet e punës po rriten.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.