Francë/ Kisha kërkon 27 milionë euro për vizitën e Papa Leonit XIV

Francë/ Kisha kërkon 27 milionë euro për vizitën e Papa Leonit XIV
View on original source
Category: Blend
Share
Archive
Like
Kisha Katolike në Francë ka nisur një fushatë donacionesh për të mbledhur 27 milionë euro, shumë kjo që përllogaritet si kostoja e organizimit të vizitës së Papa Leonit XIV në Francë. Vizita e kreut të Kishës Katolike është planifikuar të zhvillohet nga 25 deri më 28 shtator, me aktivitete në Paris, Lourdes dhe Metz. Sipas Konferencës së Ipeshkvijve të Francës, buxheti përfshin shpenzimet për pritjen e pjesëmarrësve, logjistikën, sigurinë dhe strukturat e përkohshme që do të ngrihen për aktivitetet. Interesi i madh për vizitën ka bërë që të shtohen masat organizative dhe të sigurisë. Deri tani, sipas Kishës, janë regjistruar më shumë se 700 mijë persona, ndërsa rreth 2,500 gazetarë janë akredituar për të ndjekur aktivitetet e Papës. 15 mijë forca sigurieMinistri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, ka njoftuar se gjatë vizitës do të vendoset një mekanizëm i gjerë sigurie. Rreth 15 mijë efektivë të forcave të rendit pritet të angazhohen gjatë ditëve më të rëndësishme të vizitës. Janë mbledhur 5.5 milionë euroFushata për mbledhjen e fondeve, e nisur nga Kisha në fillim të verës, ka siguruar deri tani rreth 5.5 milionë euro. Sipas Konferencës së Ipeshkvijve të Francës, vizita do të financohet kryesisht përmes kontributeve të besimtarëve dhe qytetarëve. Financimi do të plotësohet edhe nga sponsorët, donatorët e mëdhenj dhe kompanitë, si dhe nga shitja e produkteve të lidhura me vizitën e Papës. Në rast nevoje, Kisha mund të përdorë edhe fondet e saj të destinuara për aktivitetet baritore. Kontributet mund të bëhen online përmes platformës zyrtare, ndërsa gjatë vizitës do të mundësohen gjithashtu donacione përmes SMS-ve dhe kodeve QR. Qindra mijëra njerëz priten në aktivitetet e PapësVizita katërditore pritet të tërheqë qindra mijëra persona në aktivitetet e planifikuara. Më 25 shtator, rreth 80 mijë persona pritet të marrin pjesë në një vigjilje në Stade de France. Një ditë më vonë, rreth 500 mijë persona priten në meshën e madhe në zonën Concorde–Champs-Élysées në Paris. Më 27 shtator, rreth 150 mijë persona priten në shenjtëroren e Lourdes, ndërsa më 28 shtator, dhjetëra mijëra besimtarë pritet të mblidhen pranë Katedrales së Metz-it. Vizita e Papa Leonit XIV pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha publike të organizuara nga Kisha Katolike në Francë gjatë këtij viti.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.