100 ditë protesta në Shqipëri

100 ditë protesta në Shqipëri
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Protesta-maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 100-të, ndërsa qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile shprehen të vendosur për ta çuar deri në fund aksionin e tyre qytetar. Aktivistët u bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm, duke e cilësuar 100-ditëshin si një moment të rëndësishëm për vijimin dhe përshkallëzimin e protestave. Pas grumbullimit në sheshin 'Skënderbej', në Tiranë protestuesit marshuan përgjatë bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' drejt Kryeministrisë, ku artikuluan sërish kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të ashtuquajturës 'kastë e vjetër' politike. Kërkesat e tyre përfshijnë po ashtu shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj. Aktivisti Edison Lika siguroi se qytetarët do ta çojnë deri në fund kauzën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lika theksoi se, pavarësisht 100 ditëve të protestave të njëpasnjëshme, qytetarët vijojnë të jenë po aq të motivuar dhe entuziastë sa në ditën e parë. E emërtuar si 'Revolucioni Flamingo', vala e protestave nisi më 31 maj si reagim kundër ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec. Tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi. Aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu vijimin e mosbindjes civile dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.