PSG drejt rekordit të ri në 'Topin e Artë', pritet të ketë dhjetë të nominuar

PSG drejt rekordit të ri në 'Topin e Artë', pritet të ketë dhjetë të nominuar
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Paris Saint-Germain pritet të vendosë një rekord të ri në historinë e Topit të Artë, pasi plot 10 futbollistë të klubit francez parashikohet të jenë pjesë e listës prej 30 të nominuarish për edicionin e vitit 2026. Sipas gazetarit Ben Jacobs, 10 lojtarë të PSG-së pritet të përfshihen në listën e kandidatëve që do të publikohet nga France Football për çmimin prestigjioz individual. Nëse kjo konfirmohet, PSG do të thyejë rekordin e vet, pasi një vit më parë kishte vendosur shifrën prej nëntë të nominuarish, pas sezonit historik në të cilin klubi parisien fitoi tripletën. Futbollistët e PSG-së që pritet të jenë në listën e Topit të Artë janë Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue, Vitinha, Fabian Ruiz, Joao Neves, Willian Pacho, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa Bradley Barcola, tashmë pjesë e Liverpoolit, gjithashtu pritet të përfshihet në listë. Nëse parashikimet realizohen, PSG do të ketë përfaqësues në çdo repart të fushës, me katër sulmues, tre mesfushorë dhe tre mbrojtës. Rekordi i ri do të vinte vetëm një vit pasi PSG vendosi standardin e mëparshëm me nëntë kandidatë, duke dëshmuar dominimin e klubit francez në futbollin evropian gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.