Kufizohen hyrje-daljet e automjeteve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës, Policia jep detaje

Kufizohen hyrje-daljet e automjeteve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës, Policia jep detaje
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 08.09.2026 janë kufizuar hyrje-daljet e të gjitha automjeteve në parkingjet e ndërtesave të Kuvendit dhe Presidencës. Përjashtim bëjnë veturat zyrtare të këtyre dy institucioneve. Ky kufizim, sipas Policisë, vjen pasi ka pranuar kërkesë nga zyrtarët kompetentë të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit. Sipas Policisë, ky veprim është bërë me qëllim të pastrimit të oborrit dhe vendparkimeve. 'Arsyeja e kësaj ndalese për datën 08.09.2026, sipas kërkesës zyrtare ishte pastrimi i oborrit dhe vendparkingjeve me mekanizëm adekuat, në të gjitha hyrjet-daljet dhe parkingjet e objekteve, përderisa ditëve në vijim shkresa parasheh kthimin e procedurave të rregullta të hyrje-daljeve dhe parkimit për personat e autorizuar'- theksohet në komunikatë. Shpërndaje Cicëroje

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.