Protestuesit pritë me vezë deputetëve, sulmohen disa automjete; Adriatik Lapaj shoqërohet nga policia

Protestuesit pritë me vezë deputetëve, sulmohen disa automjete; Adriatik Lapaj shoqërohet nga policia
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Momentet e tensioneve Pas përfundimit të seancës plenare, largimi i deputetëve nga Kuvendi është shoqëruar me tensione. Protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe shishe uji makinën ku ndodhej deputetja socialiste Ilva Gjuzi, ndërsa Policia ka shoqëruar Adriatik Lapajn e 'Shqipëria Bëhet' dhe gazetarin e aktivistin Shpend Gashi. Tensione janë regjistruar jashtë Kuvendit në momentin kur deputetët kanë nisur të largohen pas përfundimit të seancës plenare. Protestuesit e grumbulluar në zonë kanë pritur daljen e tyre, ndërsa disa prej automjeteve janë qëlluar me vezë dhe shishe uji. Mes automjeteve të sulmuara ka qenë edhe makina ku ndodhej deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi. Teksa automjeti po kalonte pranë protestuesve, drejt tij janë hedhur vezë dhe shishe uji. Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe me automjete të tjera që po largoheshin nga zona e Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë edhe pas përfundimit të seancës. Gjatë tensioneve ka ndërhyrë edhe Policia, e cila ka arrestuar Adriatik Lapajn, drejtuesin e 'Shqipëria Bëhet'. Policia ka shoqëruar gjithashtu gazetarin dhe aktivistin Shpend Gashi. Situata jashtë Parlamentit vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vazhdojnë tubimin e tyre pas përfundimit të seancës. sulmi protesta 39866375 5487 4212 b78a 6bec7fec5b6c a2ea808f ea5c 4208 abd7 4533dde69dce

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.