Autoritetet kineze bëjnë të ditur se fatkeqësia goditi një zonë malore të vështirë, duke dëmtuar rëndë autostradën G216, ndërprerë energjinë dhe komunikimet dhe duke krijuar rrezik të vazhdueshëm për rrëshqitje dhe shembje të tjera.
Prioriteti i parë është kërkimi i personave të zhdukur.
Mbi 2 mijë e 500 persona, më shumë se 500 automjete dhe mbi 9 mijë pajisje janë angazhuar në operacione. Ekipet kanë përdorur tokën, ujin dhe ajrin, ndërsa dronët kanë kryer mbi 1 mijë fluturime. Pas rihapjes së rrugës më 2 shtator, kërkimet janë intensifikuar.
Prioriteti i dytë është mbështetja e familjeve të prekura.
Autoritetet kanë ofruar informacion dhe mbështetje psikologjike për familjarët e viktimave dhe të zhdukurve. Ndërkohë, 499 banorë janë evakuuar dhe sistemuar në zona të sigurta.
Prioriteti i tretë është parandalimi i fatkeqësive dytësore.
Mbi 100 ekspertë monitorojnë liqenet, akullnajat dhe zonat me rrezik nga rrëshqitjet, shembjet dhe rrjedhat e baltës. Sipas autoriteteve, rreziku kryesor nga liqeni i krijuar pas bllokimit të lumit është eliminuar.
Prioriteti i katërt është bashkëpunimi ndërkombëtar.
261 shtetas të huaj nga 23 vende rezultojnë ende të zhdukur. Kina ka vendosur një linjë telefonike 24-orëshe për familjarët dhe po bashkëpunon me vendet përkatëse, veçanërisht me Nepalin, duke ofruar ekspertizë dhe ndihmë emergjente.
(0)Comments