Rrëzohet avioni njëmotorësh në Florida, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni njëmotorësh në Florida, humb jetën piloti
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Një pilot ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni njëmotorësh pranë Aeroportit Rajonal Space Coast, në Titusville të Floridës. Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Titusville, avioni dyshohet se ka goditur një kabllo elektrike nën tension përpara se të rrëzohej në rrugë. Piloti ishte personi i vetëm në bord. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB), i cili po heton aksidentin, bëri të ditur se avioni ishte një Mooney M20F, model me katër vende dhe helikë. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në zonën e Titusville, rreth 64 kilometra në lindje të Orlandos, në bregun lindor të Floridës. Për shkak të pasojave të aksidentit, autoritetet nuk kanë mundur ende të konfirmojnë identitetin e pilotit. Ndërpritet energjia elektrike në zonëPas aksidentit, kompania Florida Power & Light ndërpreu përkohësisht furnizimin me energji elektrike në zonat përreth, si masë paraprake. Policia e Titusville njoftoi se rikthimi i energjisë mund të zgjasë disa orë. Në hetimin për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit po asiston edhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA). Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota që çuan në rrëzimin e avionit.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.