Studentja paralajmëron përshkallëzim: Nesër Parlamenti rrethohet me 1600 policë dhe gardh metalik

Studentja paralajmëron përshkallëzim: Nesër Parlamenti rrethohet me 1600 policë dhe gardh metalik
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Aktualitet E Hënë, 7 Shtator 2026 20:46 Në prag të protestës së paralajmëruar për nesër para Parlamentit, Policia e Tiranës ka shtuar masat e sigurisë, duke parashikuar një prani të konsiderueshme të forcave të rendit në zonën përreth Kuvendit. Studentja Laura Kërtalli paralajmëroi se protesta e nesërme mund të jetë vetëm një fazë fillestare e një vale protestash që pritet të intensifikohet gjatë vjeshtës. 'Sot parashikohet një protestë paqësore sepse është dita e 100-të, por në ditët në vijim është kërkesë e vetë popullit që të ketë përshkallëzim', tha Kërtalli. Sipas saj, protestat pritet të marrin një tjetër dimension gjatë muajve të ardhshëm, veçanërisht në ditët kur zhvillohen seancat parlamentare. 'Presim një vjeshtë plot me përshkallëzime dhe plot me qëndresa kundrejt mbledhjeve parlamentare, sepse pika e dobët e këtij regjimi është te Parlamenti', u shpreh studentja.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.