LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar - TV-SHENJA

LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar - TV-SHENJA
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Lidhja Shqiptare ka reaguar lidhur me dekorimin e Tetovës për festën shtetërore, duke akuzuar Komunën se ka anashkaluar flamurin shqiptar dhe ka vendosur në hapësirat publike simbolin e Diellit të Verginës. Nga kjo parti pretendojnë se përdorimi i këtij simboli bie ndesh me detyrimet e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa vendosja e flamurit shqiptar në komunat ku komuniteti shqiptar është shumicë, sipas tyre, parashihet me ligj. Lidhja Shqiptare ka kërkuar përgjigje nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe VLEN-i, duke pyetur se kush e ka autorizuar vendosjen e simbolit të Diellit të Verginës dhe mbi çfarë baze ligjore është bërë një zgjedhje e tillë. 'Pse u anashkalua flamuri shqiptar?' dhe 'Mbi çfarë baze ligjore u bë kjo zgjedhje?', janë disa nga pyetjet e ngritura në reagim. Deri në publikimin e këtij lajmi, nga Komuna e Tetovës nuk është dhënë përgjigje ndaj akuzave të Lidhjes Shqiptare. MARKETING

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.