Hoti: Nuk e mbështetëm hyrjen e LDK-së në Qeveri, por kërkuam marrëveshje për presidentin

Hoti: Nuk e mbështetëm hyrjen e LDK-së në Qeveri, por kërkuam marrëveshje për presidentin
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se ai, së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë, kishte kundërshtuar pjesëmarrjen e LDK-së në Qeveri. Megjithatë, sipas tij, ata kishin përkrahur arritjen e një marrëveshjeje politike që do t'i siguronte vendit institucionet dhe do t'i jepte LDK-së të drejtën për të propozuar kandidatin për president. Të lidhura None found Gjatë emisionit 'Debat Plus', Hoti tha se kjo kërkesë nuk u realizua, pasi kryetari i LDK-së i kishte informuar se nuk ishte arritur dakordim. 'Qëndrimi im dhe i disa të tjerëve ka qenë kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri, por e kemi mbështetur pa rezervë një marrëveshje që do t'i krijonte vendit institucionet dhe do ta përcaktonte kandidatin e LDK-së për president. Ky proces nuk përparoi, ndërsa kreu i partisë na njoftoi se nuk kishte marrëveshje', u shpreh Hoti. Pas dështimit të këtyre përpjekjeve, LDK-ja u largua nga takimet dhe i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të niste procedurat për formimin e institucioneve. Hoti sqaroi se, pas mbledhjes së dytë dhe ndërprerjes së dialogut, qëndrimi i LDK-së ishte që LVV-ja të thërriste seancën konstituive, të konstituonte Kuvendin dhe të formonte Qeverinë, pasi kishte votat e nevojshme për krijimin e shumicës. Ai tha se disa ditë më vonë nisën sërish bisedimet.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.