U rrah dhe u poshtërua publikisht, por shpallet në kërkim nga Policia - Çudia e sherrit mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit

U rrah dhe u poshtërua publikisht, por shpallet në kërkim nga Policia - Çudia e sherrit mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilit person të përfshirë. Gjithashtu, bëhet me dije se viktima e sulmit, Eduard Kuçi, është vendosur nën kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Detajet e reja u bënë publike nga gazetarja Anila Hoxha. ' Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka kërkuar gjykatës arrest me burg. Ende nuk është caktuar ora e seancës për dy të arrestuarit, Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë. Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor. Më pas, Marku është thirrur në polici, por ai nuk ka pranuar. Pas arrestimit ka thënë se është mërzitur që Kuçi e ka ofenduar në rrjetet sociale. Prokuroria ka ngritur disa akuza ndaj tij dhe Kristjan Nikolli. Kuçi nuk ka bërë denoncim dhe është një hetim i nisur nga ana e policisë. Kuçi është në kërkim policor, që ndryshon nga kërkimi nga ana e gjykatës apo prokurorisë. Ai kërkohet të japë sqarime për ngjarjen. Prokurori ka kërkuar akt-ekspertimi për të kuptuar nëse ka dëme trupore ndaj viktimës së sulmit. Po hetohet gjithashtu për përdorimin e simboleve të policisë së shtetit. Pika më e fortë e mbrojtjes së Markut do të jetë fakti që Kuçi nuk ka bërë denoncim ', u shpreh Anila Hoxha. Në përputhje me standarded JTI Lexo 8 Shtator, 17:09 Lifestyle Lexo 7 Shtator, 23:04 Lifestyle Lexo 7 Shtator, 20:32 Lifestyle Lexo 7 Shtator, 18:35 Lifestyle Lexo 7 Shtator, 13:54 Lifestyle Lexo 7 Shtator, 11:09 Lifestyle Lexo 7 Shtator, 10:36 Lifestyle Lexo 6 Shtator, 20:15 Lifestyle Lexo 6 Shtator, 14:06 Lifestyle Lexo 6 Shtator, 13:44 Lifestyle

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.