'Do vijojë të klonohet!' Ahmetaj: KAYO mënyra

'Do vijojë të klonohet!' Ahmetaj: KAYO mënyra
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot pasdite në një intervistë telefonike për emisionin "Task Force" se 'KAYO' është mënyra si devijojnë paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës, me të cilin i referohet kryeministrit Rama. Ahmetaj shton se koncepti KAYO do vijojë të klonohet. Këta grabisin prona publike nga ata që i kanë, që i përdorin ose që i ndërtojnë pa pasur asnjë frikë për pasojat juridiko-financiare ndaj buxhetit të shtetit se nuk u shkon në mendje fare ajo lloj dhimbje" Ai shpreh keqardhje për faktin se sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste është i gjithi në rresht. Edhe ata deputetë të cilët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo, çfarë është koncepti KAYO apo elementë të tjerë, kanë vendosur të mos flasin, është punë e tyre. Pjese nga intervista Arben Ahmetaj: Do t'i përmend të gjitha. Në formën e Delvina Gas, pra të grabitjes me dhunë të një prone nën koncesion, është e njëjta, gati-gati e njëjta skemë tek Bankers-i dhe sot te Aeroporti i Vlorës. Sonila Meço: Përfshirë dhe Aeroportin e Vlorës. Arben Ahmetaj: Po, po, po, po. Teci i Vlorës. Sonila Meço: Se në Vlorë qendërzohen disa aktivitete, pra është Teci i Vlorës... Arben Ahmetaj: E do ta përmend edhe Tecin e Vlorës sepse e përmendin drejtpërsëdrejti. Pra këta kanë ngritur fillimisht një sistem sulmues ku në emër, të një pseudo kauze, këta grabisin prona publike nga ata që i kanë, që i përdorin ose që i ndërtojnë pa pasur asnjë frikë për pasojat juridiko-financiare ndaj buxhetit të shtetit se nuk u shkon në mendje fare ajo lloj dhimbje. Dhe më pas pastaj dalin lloj-lloj personazhesh të cilët veprojnë në konceptin KAYO, që është klonuar dhe do të vijojë të klonohet, e theksoj do të vijojë të klonohet sepse kreu i organizatës e ka zakon. Mbi një gjë të madhe që themi ne nga jugu, kërkon ta lajë me një gjë më të madhe sipër, që të s'dua ta përdor atë fjalën. Dhe do të eci me atë konceptin e dinajit, të refuzimit, sepse praktikisht fatkeqësisht sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste është i gjithi në rresht. Edhe ata deputetë të cilët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo, çfarë është koncepti KAYO apo elementë të tjerë, kanë vendosur të mos flasin, është punë e tyre. Mua më vjen shumë keq, është e trishtë, por gjithsesi. Pra, koncepti KAYO është mënyra sesi devijojnë paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës. Për shembull në rastin konkret klienti është Roni, por më pas mund të kesh klientë të tjerë, qoftë këta qytetarë ukrainas, nuk e di se çfarë qytetarësh janë... Sonila Meço: Se këtu doja Zoti Ahmetaj... Po. Është shumë e qartë sepse edhe ju keni qenë shterues në shpjegimet tuaja tek Çim Peka Live lidhur me skemën se si funksionon. Kam disa pyetje në fakt lidhur... këta dyshtetëtas ukrainas, rusë... kush janë? Arben Ahmetaj: Nuk i njoh me thënë të sinqertë, nuk i njoh profilet e tyre thellësisht, dhe kjo nuk është detyra ime. Sonila Meço: Sigurisht, sigurisht. Arben Ahmetaj: Është detyra e gazetarëve investigativë, unë nuk e di çfarë përfaqësojnë.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.