Në moshën 95-vjeçare, ish shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone arrestohet në Portugali

Në moshën 95-vjeçare, ish shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone arrestohet në Portugali
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, është arrestuar në Portugali në moshën 95-vjeçare, pasi në bagazhin e tij është gjetur një armë zjarri e padeklaruar. Sipas raportimeve të mediave lokale, miliarderi britanik u ndalua pas mbërritjes në Aeroportin e Tires në Cascais, ku kishte udhëtuar me avionin e tij privat nga Saaneni i Zvicrës. Gjatë kontrolleve rutinë të bagazheve, policia portugeze zbuloi një pushkë që nuk ishte e regjistruar apo e deklaruar. Avioni i Ecclestone mbërriti në terminal rreth orës 10:55 të së hënës, ndërsa pas uljes oficerët e Divizionit të Aeroportit të Policisë së Sigurisë Publike kryen kontrollet e nevojshme. Arma u sekuestrua, ndërsa Ecclestone u arrestua për mbajtje të paligjshme të saj. Deri tani, autoritetet portugeze nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rastin. Ky nuk është incidenti i parë i tillë për ish-drejtuesin e Formula 1. Në maj të vitit 2022, Ecclestone ishte arrestuar në aeroportin e Campinas në Brazil, pasi në bagazhin e tij ishte gjetur një pistoletë LW Seecamp 32 pa dokumentacionin përkatës. Në atë rast, Ecclestone kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni se arma ndodhej në bagazhin e tij. Ai u lirua pasi pagoi një garanci prej 6,000 reais braziliane, rreth 1,150 euro, ndërsa arma iu konfiskua. Më vonë, britaniku e kishte përshkruar ngjarjen si një 'incident qesharak dhe të parëndësishëm'. Ecclestone kishte shpjeguar gjithashtu se pistoletën e kishte blerë vite më parë nga një mekanik në një pistë të Formula 1, duke thënë se e kishte pasur si masë parandaluese. Tashmë, vetëm katër vjet pas incidentit në Brazil, 95-vjeçari është përballur me një tjetër problem të ngjashëm, këtë herë gjatë udhëtimit të tij në Portugali. Bernie Ecclestone ishte për dekada figura më e fuqishme e Formula 1 dhe luajti rol vendimtar në shndërrimin e kampionatit në një prej produkteve më të mëdha sportive dhe komerciale në botë. Megjithatë, këtë herë emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes për një arsye krejt tjetër, pas ndalimit nga policia portugeze për armën e gjetur në bagazhin e tij. /Telegrafi/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.