Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim, nesër Parlamenti rrethohet me 1600 policë dhe gardh metalik

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim, nesër Parlamenti rrethohet me 1600 policë dhe gardh metalik
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Pamje nga protesta e sotme Protesta kundër qeverisë dhe klasës politike ka shënuar mbrëmjen e sotme ditën e saj të 100-të. Ndërkohë, ditën e nesërme me nisjen e sesionit të ri parlamentar, protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim, ndërsa kanë deklaruar se nuk do t'i lejojnë deputetët të hyjnë në seancë dhe se do t'i godasin ata me vezë dhe miell, pasi sipas protestuesve, ata nuk i përfaqësojnë më. Sakaq, në prag të protestës së nesërme para Parlamentit, Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie. Rreth Parlamentit pritet të angazhohen 1600 efektivë policie dhe të vendoset gardh metalik. Ndërkohë, studentja Laura Kërtalli paralajmëroi përshkallëzim të protestave gjatë vjeshtës. 'Sot parashikohet një protestë paqësore sepse është dita e 100-të, por në ditët në vijim është kërkesë e vet popullit që të ketë përshkallëzim. Presim një vjeshtë plot me përshkallëzime dhe plot me qëndresa kundrejt mbledhjeve parlamentare, sepse pika e dobët e këtij regjimi është te Parlamenti', tha aktivistja. Në përputhje me standarded JTI Lexo 7 Shtator, 20:09 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 17:51 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 15:48 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 15:19 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 15:07 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 14:45 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 14:12 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 13:49 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 13:33 Aktualitet Lexo 7 Shtator, 13:03 Aktualitet

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.