Kosova vendos tarifa shtesë për grurin e importuar nga Serbia, Kusari-Lila: Do të mbrojmë prodhuesit vendas

Kosova vendos tarifa shtesë për grurin e importuar nga Serbia, Kusari-Lila: Do të mbrojmë prodhuesit vendas
View on original source
Category: Business
Share
Archive
Like
Kosova ka vendosur një masë të përkohshme antidamping ndaj farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia, duke vendosur një tarifë shtesë prej 0.04 euro për kilogram. Masa synon të mbrojë prodhuesit vendas, pasi autoritetet vlerësojnë se produkti po importohej me çmime shumë të ulëta, duke krijuar konkurrencë të pandershme në treg. Vendimi u nënshkrua nga ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se vendimi është në interesin ekonomik të Kosovës. "Ky vendim është marrë pas hetimit të zhvilluar nga Ministria dhe dëshmive paraprake për import me çmime dumping dhe dëmtim të prodhuesve vendorë. Prodhuesi vendor nuk do të lihet i pambrojtur përballë konkurrencës së pandershme. Tregu ynë duhet të jetë i hapur, por edhe i drejtë. Do të përdorim çdo instrument ligjor në dispozicion për të mbrojtur prodhimin vendor, konkurrencën dhe interesin ekonomik të Kosovës", deklaroi ajo. Të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës tregojnë se importet e mallrave nga Serbia kanë kaluar 112.3 milionë euro gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, rreth 1.8 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë vitit të kaluar, ndër produktet me vlerën më të lartë ishte edhe gruri 'jo durum', importi i të cilit arriti në rreth 11 milionë euro KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Ju lumt ju mendoni per qytetaret tuaj,krejt e kundert me Ramen qe me ballkanin e hapur dhe pa dogan varferoj Shqiprin dhe pasuroj armikun. Votat totale janë unike

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.