Policia tregon arsyen pse u ndalua hyrja e veturave në parkingun e Kuvendit

Policia tregon arsyen pse u ndalua hyrja e veturave në parkingun e Kuvendit
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Policia e Kosovës ka sqaruar arsyen pse gjatë së martës janë ndaluar hyrje-daljet dhe parkimi i automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës. Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria e Shërbimeve Teknike të Kuvendit kishte kërkuar zyrtarisht që më 8 shtator 2026, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja apo parkimi i automjeteve të tjera. Arsyeja e kësaj ndalese, sipas kërkesës zyrtare, ishte pastrimi i oborrit dhe vendparkingjeve me mekanizëm adekuat në të gjitha hyrje-daljet dhe hapësirat e parkimit. Policia ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim pritet rikthimi i procedurave të rregullta për hyrje-dalje dhe parkim të personave të autorizuar. 'Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës', thuhet në njoftim.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.