Tension rreth parlamentit, policia merr zvarrë protestuesit

Tension rreth parlamentit, policia merr zvarrë protestuesit
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë zhvendosur pranë ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme, duke bllokuar disa prej akseve rrugore përreth. Pas përfundimit të seancës plenare, një pjesë e deputetëve kanë mbetur brenda godinës së Kuvendit, pasi protestuesit kanë zënë rrugët dhe kanë penguar lëvizjen e automjeteve. Përballë kësaj situate, forcat e policisë kanë tentuar të krijojnë një korridor për qarkullimin dhe daljen e automjeteve nga zona. Efektivët u kanë kërkuar protestuesve të zhvendosen dhe të lirojnë rrugën, ndërsa situata është shoqëruar me tensione. 'Lironi rrugën', u kanë bërë thirrje vazhdimisht efektivët protestuesve. Në zonën e bllokuar ndodhet edhe një autobot me ujë, ndërsa forcat e policisë janë të pajisura me mjete kundër protestave, përfshirë gaz lotsjellës. Tensionet vijojnë në qendër të kryeqytetit, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar pranë institucioneve.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.