Aktivisti Edison Lika nga protesta para Kryeministrisë: Do ta çojmë kauzën deri në fund, makthi i pushtetit është entuziazmi i qytetarëve!

Aktivisti Edison Lika nga protesta para Kryeministrisë: Do ta çojmë kauzën deri në fund, makthi i pushtetit është entuziazmi i qytetarëve!
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Nga protesta e 100-të kombëtare qytetare, e cila po zhvillohet përpara Kryeministrisë në Tiranë, aktivisti Edison Lika u shpreh i vendosur se qytetarët do ta çojnë deri në fund kauzën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lika theksoi se, pavarësisht 100 ditëve të protestave të njëpasnjëshme, qytetarët vijojnë të jenë po aq të motivuar dhe entuziastë sa në ditën e parë. 'Ka pasur shumë vende ku ka pasur rezistencë të gjatë. Por këtu është protestuar për një Shqipëri të re. Jo vetëm është protestuar 100 ditë me radhë, por ka të njëjtin entuziazëm që ditën e parë', u shpreh ai. Duke iu drejtuar protestuesve, Lika ngriti pyetjen nëse qytetarët janë të gatshëm ta vijojnë rezistencën deri në arritjen e qëllimit. 'Orë, a do ta rrëzojmë Edi Ramën me gjithë sistemin e korruptuar?! A ka vullnet që të jemi këtu edhe 100 ditë, po qe nevoja?', tha Lika. Sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 100-të dhe entuziazmi i tyre përbëjnë një shqetësim për çdo pushtet. 'Pikërisht kjo pjesëmarrje sot dhe ky entuziazëm është makthi i këtij pushteti, por i çdo pushteti', deklaroi Edison Lika.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.