Medon Berisha rikthehet pas nëntë muajsh, merr minutat e para me Leccen

Medon Berisha rikthehet pas nëntë muajsh, merr minutat e para me Leccen
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha, është rikthyer në fushën e blertë pas një mungese të gjatë prej nëntë muajsh, duke regjistruar minutat e para pas lëndimit të rëndë që e kishte lënë jashtë për një periudhë të gjatë. Berisha u aktivizua të hënën mbrëma në sfidën e javës së tretë të Serie A, ku Lecce u mposht minimalisht 1-0 nga në udhëtim. Mesfushori shqiptar hyri në lojë në minutën e 82-të, duke bërë kështu rikthimin e shumëpritur në një ndeshje zyrtare. Kjo ishte paraqitja e tij e parë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte lënduar në përballjen ndaj Pisas. Pavarësisht humbjes së Lecces, rikthimi i Berishës përbën një lajm pozitiv për klubin italian dhe veçanërisht për Kombëtaren shqiptare, pasi mesfushori pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për ekipin kuqezi në vazhdim të sezonit. Në anën tjetër, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alen Sherri, e ndoqi takimin nga stoli i rezervistëve të Cagliarit dhe nuk u aktivizua. Cagliari, falë golit të vetëm të ndeshjes, siguroi tri pikë të rëndësishme, ndërsa Lecce mbeti pa pikë në këtë përballje. /Telegrafi/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.