Rekord temperaturash në Itali/ Vera e vitit 2026 më e nxehta që nga viti 1950

Rekord temperaturash në Itali/ Vera e vitit 2026 më e nxehta që nga viti 1950
View on original source
Category: Tourism
Share
Archive
Like
Italia ka përjetuar verën më të nxehtë që nga viti 1950, me temperaturën mesatare që këtë vit arriti në 24.3 gradë Celsius, sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve të Italisë (CNR). Muaji gusht ishte veçanërisht ekstrem, me një temperaturë mesatare prej 25.6 gradësh Celsius, bazuar në matjet e Institutit për Bioekonominë të CNR-së, të kryera në një lartësi prej dy metrash mbi sipërfaqen e tokës. 'Temperatura mesatare prej 25.6 gradësh e matur në gusht 2026 tejkalon rekordet e mëparshme prej 24.6 gradësh në vitin 2024 dhe 24 gradësh në gusht 2017', deklaroi Lorenzo Arcidiaco nga CNR. Sipas tij, të dhënat tregojnë gjithashtu se 2026 mund të shënojë vitin më të nxehtë në Itali në tërësi që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1950. Gjatë verës, vendi u përball me disa valë të forta të të nxehtit, duke sjellë temperatura shumë të larta në qytetet kryesore. Ministria e Shëndetësisë lëshoi në mënyrë të përsëritur alarmin e nivelit më të lartë, atë të kuq, duke paralajmëruar për rreziqe shëndetësore edhe për personat e shëndetshëm që ekspozoheshin ndaj temperaturave ekstreme. Temperaturat e larta, të shoqëruara me lagështirë relativisht të madhe, i bënë kushtet veçanërisht të vështira për aktivitetet në ambiente të jashtme. CNR është institucioni më i madh publik i kërkimit shkencor në Itali./DPA News/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.