PSG synon rekordin e ri në 'Topin e Artë' me 10 kandidatë

PSG synon rekordin e ri në 'Topin e Artë' me 10 kandidatë
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Paris Saint-Germain mund të regjistrojë një arritje të re në historinë e 'Topit të Artë', pasi pritet që 10 futbollistë të klubit parisien të përfshihen në listën prej 30 kandidatësh për edicionin e vitit 2026. Gazetari Ben Jacobs raporton se emrat e lojtarëve të PSG-së pritet të publikohen nga France Football si pjesë e garës për çmimin prestigjioz individual. Lista e parashikuar përfshin Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue, Vitinha, Fabian Ruiz, Joao Neves, Willian Pacho, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. Në mesin e kandidatëve pritet të jetë edhe Bradley Barcola, i cili tashmë është transferuar te Liverpooli. Në rast se këto parashikime konfirmohen, PSG do të përfaqësohet në të gjitha repartet e fushës, me katër futbollistë ofensivë, tre mesfushorë dhe tre mbrojtës. Klubi francez do të përmirësonte kështu rekordin e vendosur prej tij një vit më parë, kur kishte nëntë lojtarë të nominuar pas sezonit historik të triumfit në tripletë. Një rekord i tillë do të forconte edhe më tej imazhin e PSG-së si një prej klubeve dominuese të futbollit evropian gjatë kësaj periudhe.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.