Ende verë, në muajin shtator/ ALARMI I IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në 10 qarqe, temperaturat deri në …

Ende verë, në muajin shtator/ ALARMI I IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në 10 qarqe, temperaturat deri në …
View on original source
Category: Tourism
Share
Archive
Like
Rreziku për përhapjen e zjarreve në pyje pritet të jetë i lartë sot dhe nesër në 10 qarqe të vendit, ndërsa temperaturat e ajrit pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius. Instituti i Gjeoshkencave informon se, sot pasdite, e hënë, 7 shtator dhe nesër, e martë, 8 shtator, paraqitet nivel ' i larte' rreziku nga zjarret në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Kukës dhe Korçë pritet nivel rreziku 'i moderuar', ndërsa në zona të lokalizuara të këtyre qarqeve rreziku pritet të jetë i lartë, konkretisht në verilindje të qarkut Kukës dhe në jug të qarkut Korçë. Sipas parashikimit, rreziku për zjarret pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, kushtet meteorologjike nuk parashikohet të favorizojnë reshjet, pasi sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në qarqet e vendit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit nesër pritet të arrijnë në 22 deri në 32 gradë Celsius në zonat bregdetare, 18 deri në 34 gradë Celsius në vendet e ulëta dhe 14 deri në 32 gradë Celsius në zonat malore. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore, për momente, ajo mund të jetë e fortë. Kushtet e parashikuara meteorologjike, temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe era, kërkojnë vëmendje të shtuar për parandalimin dhe përhapjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore dhe kullota.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.