Hoxhaj i ashpër me Kurtin: I thur vargje Kushtetutës së Kaçanikut, por i rrënon çdo ditë themelet e saj në Kosovë

Hoxhaj i ashpër me Kurtin: I thur vargje Kushtetutës së Kaçanikut, por i rrënon çdo ditë themelet e saj në Kosovë
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me rastin e 36-vjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut. Hoxhaj ka thënë se Kurti nuk mund ta kujtojë dhe nderojë me fjalë Kushtetutën e Kaçanikut, ndërkohë që, sipas tij, Kushtetutën e sotme të Republikës së Kosovës e shkel dhe e përdhos çdo ditë. 'Nuk mund ta kujtosh dhe ta nderosh me fjalë Kushtetutën e Kaçanikut, e Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka dalë nga fryma dhe vizioni i saj shtetformues, e shkel dhe e përdhos çdo ditë, duke e çuar vendin drejt rrënimit të rendit kushtetues', ka shkruar Hoxhaj. Ish-kryediplomati ka theksuar se 36 vjet më parë, në Kaçanik, u vendosën themelet juridike dhe politike të shtetit të Kosovës, ndërsa ka akuzuar Kurtin se sot po përpiqet t'i rrënojë pikërisht ato themele. '36 vjet më parë, në Kaçanik u vendosën themelet juridike dhe politike të shtetit tonë, pikërisht ato themele që, 36 vjet më vonë, Albin Kurti po përpiqet t'i rrënojë', ka deklaruar ai. Sipas Hoxhajt, Kushtetuta e Kaçanikut ishte një akt guximi, vizioni dhe rezistence kombëtare, i cili i hapi rrugë lirisë, pavarësisë dhe shtetit sovran. Ai ka pretenduar se Kurti i ka kundërshtuar këto ideale shtetformuese që nga fillimi i angazhimit të tij politik, ndërsa sot, nga pozita e pushtetit, synon t'i rrënojë ato. 'Kushtetuta nuk nderohet me deklarata përkujtimore, por duke e respektuar dhe zbatuar atë', ka përfunduar Hoxhaj.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.