Yamal i motivuar për Champions

Yamal i motivuar për Champions
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Lamine Yamal ka thënë se fitimi i Ligës së Kampionëve është motivimi më i madh për të. Yamal të martën në konferencë për shtyp ka theksuar se Liga e Kampionëve është gara e vetme që ende nuk e ka fituar. 'Nuk ka motivim më të madh se Liga e Kampionëve. Trofeu i Championsit është i vetmi që ende më mungon. Do të japim gjithçka nga vetja për ta fituar', ka thënë Yamal. Supertalenti spanjoll ka folur edhe për përforcimet e skuadrës, duke vlerësuar cilësinë e lojtarëve që i janë bashkuar Barcelonës. 'Kanë ardhur lojtarë shumë të mirë, si Anthony Gordon, Karim Adeyemi dhe Rodri', ka deklaruar Yamal. Barça të mërkurën nga ora 18:45 e pret Feyenoordin në ndeshjen e parë të fazës së ligës së Championsit. 19-vjeçari Yamal këtë edicion ka shënuar katër gola në kampionatin spanjoll.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.