'Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu'/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin

'Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu'/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza në drejtim të qeverisë. Noka theksoi se Xhabaftët kanë sjellë ministra në parlament. Ai tha se qeveria është mallkimi për Shqipërinë. Noka paralajmëroi ministren e re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, që të ketë kujdes kur pranon postin, sepse rrezikon burgun për aferat që do të firmosë. Flamur Noka:E keni bërë Shqipërinë të pajetueshme. Ja keni nxirë jetën shqiptarëve. Nuk keni empati, zero siguri, vetëm vjedhje dhe plaçkitje. A mund të flasë katili për empatinë? Terroristi Edi Rama ka futur njerëz në burg për mospagim të dritave. E keni kthyer Shqipërinë në tokë të djegur. Ju jeni mallkimi i këtij vendi. Hyjnë në parlament deputetët si minj nëpër vrima. Kujt i trembeni, qytetarëve? Ata jashtë janë qytetarë. Ju përfaqësoni krimin e organizuar, përfaqësoni kusarët, prandaj keni frikë nga qytetarët. Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu. Duhet të shpërndahet ky parlament. Besën ia keni dhënë investitporëve strategjikë, jo shqiptarëve. Klodiana Spahiu do futesh në burg. Klodiana, ulja në karrige të rrezikon kokën, prandaj kujdes. Your email address will not be published.Required fields are marked* Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment. This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.