Abuzoi seksualisht një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës përfundon dënimin me 90 ditë burg

Abuzoi seksualisht një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës përfundon dënimin me 90 ditë burg
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Last Updated on 07/09/2026 by EL Ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës, Misty Roberts, ka përfunduar dënimin me 90 ditë burg për përdhunimin e një djali 16-vjeçar ndërsa ishte ende në detyrë dhe është liruar nga paraburgimi, sipas të dhënave të shtetit për korrektimin e burgjeve. 44-vjeçarja përfundoi dënimin me burg të hënën, në festën e Ditës së Punës në SHBA, një javë pasi gjyqtari që kryesoi çështjen e saj hodhi poshtë një kërkesë nga prokurorët për ta detyruar atë të vuante një dënim më të ashpër. Gjyqtari Kent Savoie e bazoi dënimin e Roberts në një listë me më shumë se 30 raste që u zgjidhën përmes marrëveshjeve për pranimin e fajësisë, ndryshe nga ndjekja penale e saj, e cila kulmoi me një gjyq me juri dhe vendim fajësie. Prokurorët vërtetuan se ajo e sulmoi seksualisht viktimën e mitur ndërsa pinin alkool në një festë pranë pishinës në shtëpinë e saj në korrik 2024. Roberts ishte kryebashkiake e qytetit të DeRidder në kohën e krimit, duke mbajtur këtë post që nga viti 2018. Ajo dha dorëheqjen disa ditë para se autoritetet ta arrestonin në fillim të gushtit 2024. Ndërkohë, viktima ishte një nxënës i shkollës së mesme vendase, i cili ishte mik me djalin e Roberts, një dëshmitar kyç në këtë çështje./et

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.