Tragjedi në Miami, rrëzohet avioni që operonte për Amazon/ 5 të vd*kur dhe 5 të pl*gosur

Tragjedi në Miami, rrëzohet avioni që operonte për Amazon/ 5 të vd*kur dhe 5 të pl*gosur
View on original source
Category: Blend
Share
Archive
Like
Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ku një avion transporti që operonte për Amazon doli nga pista gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi të dielën, pak para orës 14:00 sipas kohës lokale. Avioni, një Boeing 767-300 i operuar nga kompania 21 Air, kaloi përtej fundit të pistës, përshkoi një rrugë dhe u përplas me disa automjete. Si pasojë e aksidentit, pesë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë. Viktimat nuk janë identifikuar ende zyrtarisht. Autoritetet nuk kanë bërë të qartë nëse personat që humbën jetën ndodheshin në avion, në tokë apo nëse viktimat i përkasin të dyja kategorive. Hetimi po drejtohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB), ndërsa hetuesit pritet të japin detaje për zhvillimet e para të ngjarjes. Tre të plagosur në gjendje kritikeKryetarja e kontesë Miami-Dade, Daniella Levine Cava, konfirmoi numrin e viktimave dhe të plagosurve, duke thënë se ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje vetëm pak sekonda pas përplasjes. Shefi i Zjarrfikësve të Miamit, Raied Jadallah, bëri të ditur se tre nga pesë të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Disa prej tyre kishin mbetur të bllokuar brenda ose poshtë automjeteve pranë pistës dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t'i nxjerrë. Më shumë se 200 zjarrfikës morën pjesë në operacionin e shpëtimit dhe shuarjen e flakëve. Hetuesit fokusohen te momentet e uljesEkspertët që folën për Associated Press kanë ngritur pikëpyetje lidhur me momentet e fundit të fluturimit, veçanërisht nëse avioni preku tokën brenda zonës së përcaktuar të pistës dhe çfarë ndodhi menjëherë pas uljes. Pas aksidentit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) pezulloi përkohësisht fluturimet në aeroport. Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës së Labor Day, një prej periudhave me trafikun më të lartë ajror në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të FlightRadar24, avioni po lëvizte me rreth 112 nyje, ose 207 kilometra në orë, në momentin kur doli nga pista. Në Miami, në kohën e aksidentit, raportohej për stuhi të lehta dhe rryma të forta ere. 'Dukej si skenë filmi'Dëshmitarët kanë përshkruar skena kaotike pas aksidentit. Grace Mercado, e cila ndodhej në një automjet pranë zonës së përplasjes, tha për CBS News: 'Avioni ishte zhdukur brenda tymit. Ishte si një skenë filmi. Ishte e çmendur.' Një tjetër dëshmitare, Beth Tilman, tregoi për New York Times se kishte parë një re të zezë mbi vendin e aksidentit dhe kishte ndier një erë të fortë djegieje. Amazon dhe 21 Air reagojnëAmazon shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Edhe kompania 21 Air deklaroi se është 'e shkatërruar' nga tragjedia. Drejtori ekzekutiv Keith Winters shprehu ngushëllimet për familjarët dhe tha se prioritet i kompanisë është mbështetja e personave të prekur, bashkëpunimi me autoritetet dhe sigurimi i informacionit të saktë gjatë hetimit. Aksidenti shkakton anulime dhe vonesaAvioni kishte mbërritur në Miami nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos. Aksidenti shkaktoi anulimin ose vonesën e një numri fluturimesh, duke krijuar radhë të gjata në aeroport. Pasagjerë i thanë BBC-së se kishin hasur vështirësi për të marrë informacion dhe po përpiqeshin të riorganizonin udhëtimet. Disa prej tyre thanë se mund të detyroheshin të qëndronin edhe një natë në Miami. Ngjarja ndodhi në një periudhë me fluks të lartë udhëtarësh. Sipas TSA-së, rreth 17 milionë persona pritej të udhëtonin përmes aeroporteve amerikane gjatë javës së Labor Day. Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Miamit është një prej nyjeve më të rëndësishme ajrore në SHBA, veçanërisht për trafikun ndërkombëtar dhe lidhjet me Amerikën Latine dhe Karaibet.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.