'Rama ka rënë, është kthyer në një kioskë të vitit 1991! S'ka çfarë shet më!'- Arben Ahmetaj: Është një qeliza kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe PS

'Rama ka rënë, është kthyer në një kioskë të vitit 1991! S'ka çfarë shet më!'- Arben Ahmetaj: Është një qeliza kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe PS
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur ate 'kreun e organizates'. Duke iu referuar Ramës, Ahmetaj përdori një metaforë të fortë, duke e krahasuar me kioskat e viteve '91, qe nuk ka cfare te shese me. 'Intervistat e mia nuk janë për të rënë kreu i organizatës, sepse kreu i organizatës ka rënë. Kreu i organizatës është si kioskat e vitit 1991 që nuk ka cfarë të shesë më. Sot kreu i organizatës ngjan si një kiostë e vitit 1991 që nuk ka cfarë të shesë më. Unë kam përgjegjësi të lartë morale, sepse kam punuar pa asnjë hile që ai të fitonte dhe PS të fitonte bashkë me te', tha Ahmetaj në nje intervistë për Çim Peka Live. Ahmetaj e cilësoi më tej rrugëtimin politik të Ramës si një zhgënjim, duke deklaruar se ai eshte nje qelize kancerogjene per Shqiperine dhe PS. 'Ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin dhe sot ia ka dalë të jetë qeliza kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe PS. Unë nuk e di nëse PS do të shpëtojë nga metastazat e këtij. Uroj të shpëtojë', deklaroi Ahmetaj. Arben Ahmetaj:Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit '91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë. Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai… ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të. Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di! Arben Ahmetaj:Uroj të shpëtojë, nuk e di. Shqipëria, zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë! Edhe një herë, mos ma ndërprit, Shqipëria do të shpëtojë! Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa, që është kreu i organizatës. Your email address will not be published.Required fields are marked* Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment. This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.