'Edhe tre ditë për t'u bërë pjesë e rrjetit MIA'/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

'Edhe tre ditë për t'u bërë pjesë e rrjetit MIA'/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore
View on original source
Category: Blend
Share
Archive
Like
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të aplikojnë për t'u bërë pjesë e rrjetit MIA, teksa kanë mbetur edhe 3 ditë për të aplikuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, ekspertë dhe krijues që të bashkohen në këtë fazë të re reformimi. Rama thotë se të përzgjedhurit do bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore. Postimi i Ramës në Facebook EDHE TRE DITË për t'u bërë pjesë e Rrjetit MIA! Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, të rinj (jo thjesht në moshë po në mendësi:-), ekspertë dhe krijues që të na bashkohen në këtë fazë të re reformimi Ftesa ka dy mundësi: PUNO ME NE Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore. BASHKËPUNO ME NE Propozo një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik. Kërkohen aftësi dhe ide në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të dhënash. Nëse je gazetar, krijues, dizajner, programues, ekspert i teknologjisë apo ke qoftë edhe një ide se si mund ta bëjmë komunikimin publik më të mirë, apliko për t'u bërë pjesë e Rrjetit MIA ose bashkëpunëtor i Agjencisë për Media dhe Informim. Ne kërkojmë talent, energji, ide e mbi të gjitha vullnet për kontribute të reja në komunikimin publik të së nesërmes dhe premtojmë një proces vlerësimi meritokratik të çdo kandidati. Sepse ne duam thjesht më të mirët. Deri tani kemi marrë një numër surprizë aplikimesh që sapo ka kaluar mbi 100 Apliko në: [email protected] Afati: 10 shtator 2026, ora 23:00 Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.