North West debuton në skenë, Kim Kardashian dhe Kanye West e mbështesin nga larg

North West debuton në skenë, Kim Kardashian dhe Kanye West e mbështesin nga larg
View on original source
Category: Entertainment
Share
Archive
Like
North West, vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka bërë debutimin e saj në një koncert solo në Çikago, duke pasur në publik mbështetjen e të dy prindërve. Megjithëse ishin të pranishëm në The Vic Theatre, ish-bashkëshortët zgjodhën të qëndronin larg njëri-tjetrit. Sipas videove të shpërndara nga fansat në rrjetet sociale, Kim dhe Kanye ndodheshin në anë të ndryshme të zonës VIP, ndërsa ndiqnin performancën e vajzës së tyre. Kanye West u pa duke ndjekur ritmin e muzikës dhe duke regjistruar disa momente me telefon, ndërsa Kim Kardashian shfaqej e buzëqeshur, duke kërcyer dhe brohoritur për North. Edhe Kim ndau në 'Instagram Stories' pamje nga mbrëmja, ku publiku dëgjohej duke e përkrahur 13-vjeçaren gjatë paraqitjes së saj të parë solo. Kim Kardashian dhe Kanye West u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të katër fëmijëve. Kim paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit 2021, ndërsa procedura u finalizua në nëntor të vitit 2022. Burimi;https://www.instagram.com/p/DccC9mPkndc Foto; https://www.instagram.com/p/DccC9mPkndc

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.