'Një shesh, mijëra zëra'/ Pankarta pikante në protestën e 100-të kundër Ramës

'Një shesh, mijëra zëra'/ Pankarta pikante në protestën e 100-të kundër Ramës
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Pankartat me mesazhe kritike dhe ironike kanë shoqëruar protestën e 100-të kundër qeverisë, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj politikës dhe institucioneve. Në duart e protestuesve janë parë slogane që adresojnë drejtpërdrejt qeverinë, ndërsa një pjesë e tyre kanë pasur në fokus edhe SPAK-un, duke ironizuar mungesën e arrestimeve dhe veprimeve ndaj zyrtarëve të akuzuar për korrupsion. 'Një shesh, mijëra zëra', ishte një prej mesazheve të shfaqura gjatë tubimit. Ndër pankartat e tjera spikatën edhe fraza me tone ironike, përmes të cilave protestuesit kanë përcjellë kritikat e tyre ndaj situatës politike dhe zhvillimeve në vend. Mesazhet e afishuara në shesh kanë reflektuar kërkesat e protestuesve për ndryshim, më shumë përgjegjshmëri institucionale dhe reagim nga drejtësia, veçanërisht nga SPAK-u. Protesta e 100-të vijon në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Etiketa: dita 100 Kryesore1 pankarta proteste

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.