Isak: BiH, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia të krijojnë front kundër Serbisë

Isak: BiH, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia të krijojnë front kundër Serbisë
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ministri i Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Ramo Isak, deklaroi se glorifikimi i të dënuarit nga Haga, Ratko Mlladiq, në Serbi dhe në Republikën Srpska përbën kërcënim të drejtpërdrejtë të sigurisë për Bosnjë e Hercegovinën dhe Ballkanin, duke vlerësuar se Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia duhet të krijojnë një front të përbashkët kundër Serbisë. Isak tha se për të, 'prioriteti zero i politikës së jashtme dhe sigurisë është lidhja më e fuqishme e Bosnjë e Hercegovinës me Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe të gjitha shtetet e tjera të rajonit që kanë interes që Ballkani të mos bëhet më kurrë hapësirë ku pretendimet territoriale, nacionalizmi etnik dhe rehabilitimi i politikave të luftës shndërrohen në dhunë'. Ai shtoi se po flet 'për krijimin e një fronti kundër ideologjisë së çmendur çetnike në Serbi', duke theksuar se 'manifestimet e saj politike përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues-juridik, sigurinë, demokracinë dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë'. 'Në Serbi dhe në entitetin e Bosnjë e Hercegovinës, Republikën Srpska, glorifikimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq ka arritur një nivel të tillë të legjitimimit politik, shoqëror dhe institucional, saqë nuk mund të përshkruhet më si nacionalizëm margjinal', tha Isak, raportuan mediat e Sarajevës. Sipas tij, dukuri të tilla nuk duhet të trajtohen vetëm si sfidë e sigurisë, por si kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen afatgjatë, stabilitetin politik dhe sigurinë e Bosnjë e Hercegovinës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. 'Prandaj, deklaratat politike të Bashkimit Evropian (BE) nuk janë më të mjaftueshme. BE-ja sot ka bërë të qartë se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik nuk kanë vend as në Bashkimin Evropian, as në shtetet kandidate. Ky qëndrim duhet të pasohet edhe me masa konkrete', tha Isak. Ai i bëri thirrje Këshillit të BE-së që të ndryshojë regjimin ekzistues të masave kufizuese, duke futur si bazë të veçantë dhe të qartë për sanksionim glorifikimin publik të personave të dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, si dhe mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera ndërkombëtare të përcaktuara me vendime të formës së prerë, si dhe përpjekjet revizioniste për justifikimin e tyre, raporton Danas. Ai shtoi se Bosnjë e Hercegovina është shtet kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa në territorin e saj, veçanërisht në Republikën Srpska, zyrtarët më të lartë politikë prej vitesh glorifikojnë hapur kriminelët e luftës të dënuar përfundimisht. 'Nëse BE-ja thotë se një sjellje e tillë nuk ka vend në shtetet kandidate, atëherë kjo porosi vlen edhe për Bosnjë e Hercegovinën. Dallimi është se Serbia duhet të përballet me vazhdimësinë ideologjike të nacionalizmit dhe ringjalljen e ideologjisë çetnike, nga e cila udhëheqja e saj politike vazhdimisht refuzon të heqë dorë, ndërsa Bosnjë e Hercegovina duhet t'i përgjigjet pafuqisë institucionale të institucioneve të drejtësisë për të zbatuar ligjet e veta në territorin e saj', deklaroi Isak.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.