Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së, do të mbetet njollë në Kushtetuese

Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së, do të mbetet njollë në Kushtetuese
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2020, me të cilin ishte rrëzuar Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja. Ai ka thënë se është i bindur se ky aktgjykim do të mbetet 'njollë' në historinë e Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në pikëpyetje edhe integritetin dhe paanshmërinë e njërit prej gjyqtarëve. 'Për emrin e përveçëm, unë i kam dhënë vlerësimet e mia, i kam dyshimet e mia. Ai personi i mungon integriteti i nevojshëm për ta përmbushur atë kusht elementar që është paanshmëria në vendimmarrje dhe balanca e institucioneve', tha Hoti në 'Debat Plus'. Hoti ne 'Debat Plus' shtoi se, sipas tij, që nga viti 2015, në zhvillime të rëndësishme politike në Kosovë, ky person kryesisht ka mbajtur anën e Lëvizjes Vetëvendosje. - YouTube youtu.be 'Jam i bindur që në aktgjykimin e dhjetorit 2020, me të cilin është rrëzuar Qeveria e LDK-së, nuk ka ekspert të së drejtës kushtetuese që thotë se ai aktgjykim nuk do të mbetet njollë në Gjykatën Kushtetuese', u shpreh Hoti. Ai theksoi se gjyqtari në fjalë kishte qenë gjyqtar raportues në këtë rast dhe kishte rol të rëndësishëm në procesin e shqyrtimit të lëndës. 'Ai ka qenë gjyqtar raportues. Ai e shqyrton lëndën dhe bën propozimin e parë të lëndës, e propozon aktgjykimin. Ai e ka prirë atë proces', tha Hoti./Tv Dukagjini

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.