Një incident me thikë në Brooklyn la të plagosur tre persona, pak përpara nisjes së paradës së Ditës së West Indies.
Policia bëri të ditur se një 32-vjeçar dhe një 23-vjeçar kanë marrë plagë në qafë, ndërsa një 36-vjeçar është goditur në fytyrë.
Ekipet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe transportuan të tre të dëmtuarit në Spitalin e Qarkut Kings. Sipas autoriteteve, 23-vjeçari dhe 36-vjeçari ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 32-vjeçari është në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi disa blloqe larg festivalit J'Ouvert, aktiviteti që nis në orën 6 të mëngjesit dhe vijon deri në startin e paradës, në orën 11 të mëngjesit.
Policia njoftoi se parada do të përfundojë menjëherë në orën 5:30 të pasdites. Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tish, tha se ky vendim u mor pas incidentit të vitit të kaluar, kur gjashtë persona u qëlluan gjatë festimeve.
'Mijëra oficerë të NYPD-së do të jenë në rrugën e paradës dhe në zonat përreth nga nata e së dielës deri të hënën. Ky është një nga misionet më të mëdha operative të departamentit tonë në këtë kohë të vitit', deklaroi ajo.
(0)Comments