Trupi i Ratko Mladiq, komandantit serb të Bosnjës i cili vdiq ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte, u vendos sot në një kishë për homazhe, ndërsa Serbia sfidoi paralajmërimet e Bashkimit Evropian kundër lejimit të homazheve publike për njeriun e shpallur fajtor për rastin e parë të gjenocidit në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan agjencia e lajmeve, Associated Press (AP).
Trupi i Ratko Mladiq, komandantit serb të Bosnjës i cili vdiq ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte, u vendos sot në një kishë për homazhe, ndërsa Serbia sfidoi paralajmërimet e Bashkimit Evropian kundër lejimit të homazheve publike për njeriun e shpallur fajtor për rastin e parë të gjenocidit në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mijëra persona mbërritën herët në Kishën e vogël Ortodokse Serbe të Shën Lukës në Beograd për të nderuar Mlladiçin, i cili ende shihet si hero nga shumë serbë.
Kapelja dhe shpata e tij prej oficeri ushtarak qëndronin mbi arkivol, i cili ishte i shoqëruar nga burra me uniforma ushtarake.
Mediat pro-qeveritare në Serbi raportuan se Mlladiç do të marrë nderime të plota ushtarake, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, do të drejtojë shërbimin mortor, shkruan AP.
Mladiq vdiq në moshën 84 vjeç më 27 gusht në Hagë të Holandës, ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që trupat e tij kryen gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95.
Ndërsa organizimi i funeralit u bë zyrtarisht nga familja e Mlladiçit, qeveria serbe dërgoi një aeroplan javën e kaluar për të sjellë eshtrat e tij në Beograd dhe ushtarët mbajtën arkivolin e tij të mbështjellë me serb. Një përkujtimore ushtarake u mbajt të shtunën në një vend zyrtar të ushtrisë serbe.
Presidenti populist Aleksandar Vuçiq, një ish-nacionalist ekstrem që mbështeti politikat ekspansioniste të Serbisë gjatë luftës, e përshkroi funeralin si një 'shpërthim emocional' që 'nuk ka të bëjë fare me faktin nëse Vuçiq lejoi diçka apo jo'.
Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është përballur me kritika të forta për nderimin e Mladiçit pas vdekjes së tij.
Marta Kos, komisionerja e zgjerimit për bllokun, anuloi një vizitë të ardhshme në Serbi në shenjë proteste, duke argumentuar se 'lavdërimi që rrethon vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt BE-së'.
(0)Comments