Në zemër të Prishtinës ka përfunduar sot murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i cili paraqet katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Murali është realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës së Kryeqytetit, ndërsa me rastin e përfundimit të tij, nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, dhe drejtori i Kulturës, Isah Mustafa, së bashku me artisten OrangeGirl, e cila ka realizuar veprën, kanë vizituar hapësirën ku tashmë murali është bërë pjesë e peizazhit urban dhe kujtesës publike të kryeqytetit.
Vepra ndërton një rrëfim vizual mbi luftën, mungesën, burgimin dhe lirinë, duke sjellë në qendër të saj katër ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Sipas Musmuratit, murali synon të ruajë kujtesën për rrugën drejt lirisë dhe sakrificën e atyre që ishin pjesë e saj.
'Ky mural tashmë bëhet pjesë e hapësirës publike dhe kujtesës së Prishtinës. Është një kujtesë për rrugën tonë drejt lirisë, për sakrificën dhe për njerëzit që ishin pjesë e asaj rruge. Prishtina kujton dhe Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve', tha Musmurati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
(0)Comments