Prishtina dhe Llapi me fitore bindëse, Prishtina kryeson tabelën

Prishtina dhe Llapi me fitore bindëse, Prishtina kryeson tabelën
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Prishtina dhe Llapi kanë shënuar fitore bindëse në ndeshjet e zhvilluara të martën në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina e ka vazhduar serinë e suksesshme, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. 'Bardhekaltrit' e kanë mposhtur Drenicën me rezultat 4:1 në stadiumin 'Bajram Aliu' në Skenderaj. Prishtina ka kaluar në epërsi që në minutën e pestë, kur Kastriot Selmani ka realizuar pas asistimit të Assane Diattas. Drenica ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e dyzet përmes kapitenit Shkëlzen Lushtaku. Goli ështrë pranuar pas rishikimit të situatës në VAR dhe pjesa e parë ka përfunduar 1:1. Në pjesën e dytë, Prishtina është rikthyer shpejt në epërsi. Diar Halili ka shënuar me kokë për 2:1 në minutën e pesëdhjetë e një. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Assane Diatta ka realizuar nga pika e bardhë për 3:1, ndërsa Ardian Hasani e ka vulosur fitoren 4:1 në minutën e tetëdhjetë e gjashtë. Pas ndeshjeve të së martës, Prishtina prin në tabelë me dymbëdhjetë pikë, e ndjekur nga Malisheva me dhjetë pikë. Për Drenicën kjo ishte disfata e dytë në këtë kampionat. Skuadra nga Skenderaj ka edhe tri barazime dhe numëron tri pikë. Fitore të thellë ka regjistruar edhe Llapi, i cili më në fund e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e ka mposhtur Vushtrrinë 4:0 në stadiumin 'Liman Gegaj' në Malishevë. Llapi e ka siguruar fitoren kryesisht falë një pjese të parë shumë të mirë. Arbnor Ramadani ka shënuar për 1:0 në minutën e shtatëmbëdhjetë, ndërsa Fiton Ademi e ka dyfishuar epërsinë në minutën e tridhjetë e gjashtë. Pas një ore lojë, Arianit Hasani ka shënuar për 3:0, ndërsa Mërgim Cërnavërni e ka vulosur fitoren 4:0 në minutën e nëntëdhjetë. Kjo ka qenë fitorja e parë e Llapit në këtë edicion të Superligës, ndërsa Vushtrria vazhdon të jetë pa pikë pas pesë xhirove. Ndeshja është zhvilluar në Malishevë, pasi Vushtrria, edhe pse skuadër vendëse, e ka organizuar takimin në stadiumin 'Liman Gegaj' në mungesë të stadiumit të saj.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.