Qirezi: Mungesat në shkolla dhe mësimdhënia kërkojnë analiza më të thella

Qirezi: Mungesat në shkolla dhe mësimdhënia kërkojnë analiza më të thella
View on original source
Category: Blend
Share
Archive
Like
Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi, ka thënë se rezultatet e Kosovës në PISA duhet të analizohen më thellë, veçanërisht sa i përket mungesave të nxënësve, përdorimit të teknologjisë dhe cilësisë së mësimdhënies. Duke folur në emisionin e 'Pasdite' në RTK, Qirezi tha se vetëm 20 për qind e 15-vjeçarëve në Kosovë kanë ndjekur rregullisht shkollën, pa vonesa dhe mungesa. 'Ne të gjithë e kemi ditur edhe ka qenë alarmuese edhe sivjet numri i mungesave në shkolla, edhe askush nuk është marrë me këtë', tha Qirezi. Sipas saj, mungesat lidhen drejtpërdrejt me ndjekjen e rregullt të mësimit, ndërsa kërkoi raportim më të saktë dhe analizim të arsyeve pse nxënësit mungojnë. 'Duhet të ndryshohet mënyra e raportimit të mungesave, përcjellja e rregullt e mësimit', tha ajo. Qirezi foli edhe për përdorimin e mjeteve digjitale, duke thënë se ato nuk japin gjithmonë rezultate pozitive. 'Në Kosovë ka ndikuar mirë në shkencë, në disa raste te ngritja e kompetencës ose e rezultateve në shkencë, mirëpo nëse është përdorur më shumë, nëse për shembull e kanë përdorur më pak, po në mënyrë më të thelluar, ajo ka ngritur rezultatin te fëmijët. Mirëpo nëse është përdorur shpesh, e ka zvogëluar atë', tha Qirezi. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e investimit në mësimdhënës dhe të hartimit të politikave arsimore bazuar në rezultate. 'Gjithkund është dëshmuar që nëse investon në mësimdhënës, ti ke investuar në sistemin arsimor', u shpreh Qirezi. Sipas saj, duhet të analizohet edhe mospërputhja mes notave të nxënësve dhe rezultateve në testet e arritshmërisë apo testet e maturës.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.