Riaktivizohet zjarri në Lezhë, mbi 5 vatra aktive

Riaktivizohet zjarri në Lezhë, mbi 5 vatra aktive
View on original source
Category: Blend
Share
Archive
Like
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Rras, në Njësinë Administrative Ungrej, ndërsa situata raportohet shqetësuese për banorët e zonës. Sipas raportimeve nga terreni, aktualisht janë mbi pesë vatra aktive zjarri, ndërsa flakët janë riaktivizuar gjatë pasdites së sotme, 8 shtator, pas një ndërhyrjeje nga toka dhe ajri gjatë ditës. Edhe pse situata ishte vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave dhe mjeteve të emergjencës, banorët raportojnë se zjarri është rikthyer dhe po avancon në drejtim të zonave të banuara. Përhapja e flakëve ka rritur shqetësimin në komunitet, ndërsa banorët kërkojnë vijimin e ndërhyrjes nga strukturat e emergjencave për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur afrimin e tij pranë banesave. Situata vijon të monitorohet, ndërsa mbetet e rëndësishme ndërhyrja në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.