Ministri Agon Ferati: Maqedonia e Veriut është vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët

Ministri Agon Ferati: Maqedonia e Veriut është vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ministri i Mardhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përcjell urimet e tij dhe ka ftuar për riafirmim të përkushtimit për besim ndërmjet bashkësive, transmeton InfoShqip. 'Me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përcjell urimet e mia më të sinqerta të gjithë qytetarëve. Vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët. Ai bëhet më i fortë kur çdo qytetar ndihet i barabartë, i dëgjuar dhe i respektuar. Në këtë përvjetor, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për të forcuar besimin ndërmjet bashkësive, për të respektuar dallimet tona dhe për të krijuar më shumë mundësi për brezat e rinj. E ardhmja jonë ndërtohet së bashku, me kontributin e secilit prej nesh. Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!' – ka shkruar Ferati./InfoShqip.com/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.